Ahmadinejad: Dokumenti për armë bërthamore i falsifikuar
Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, e ka përgënjeshtruar një dokument që tregon lidhjet e dyshuara të Iranit me zhvillimin e armatimit bërthamor.
Gazeta "Times" raportoi javën e kaluar se e ka një dokument, nga viti 2007, i cili tregon për planin katërvjeçar nga Irani për testin atomik.
Në një intervistë të rrallë për televizionin amerikan, Ahmadinejad tha se raporti në gazetë ishte plotësisht jo i vërtetë".