Suedi, Serbia dorëzon aplikimin për pranim në BE

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, udhëton sot për në Stokholm, për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Europian, një dekadë pas luftërave në Ballkan. Kjo kërkesë i dorëzohet Suedisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Por, shpresat e Serbisë për pranim janë dëmtuar nga dështimi për arrestimin e ish komandantit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic, që është i akuzuar për krime lufte nga gjykata ndërkombëtarë e e Hagës.
Më herët Karl Bilt, ministër i Jashtëm i Suedisë dhe kryesues i BE-së, ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, do të jetë i mirëseardhur në Stokholm për të dorëzuar kërkesën e Serbisë si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Serbisë për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE.