E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad akuzon Izraelin

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, theksoi se “janë shfrytëzuar metoda sioniste” në sulmin me bombë kundër shkencëtarit kryesor bërthamor në Iran, në momentin kur pjesëmarrësit në varrimin e shkencëtarit të vrarë klithën slogane anti-izraelite dhe anti-amerikane.

“Niveli i zilisë së armikut vërehet në mënyrën se si është vrarë ai. Metodat e shfrytëzuara gjatë këtij sulmi me bombë ishin sioniste”, citoi Ahmadinejadin agjencia e lajmeve Mehr.

Massoud Ali Mohammadi, profesor i fizikës në Universitetin e Teheranit, vdiq pas shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë, e cila ishte parkuar para shtëpisë së tij.

“Ai ka qenë një profesor i Universitetit, i cili i ka shërbyer popullit të tij. Me vrasjen e elitës, armiqtë nuk do të jenë në gjendje që të eliminojnë njohuritë e popullit iranian”, tha Ahmadinajad, gjatë vizitës së tij në provincën e Khuzestanit.

Zyrtarët iranianë kanë theksuar se CIA dhe Mossadi qëndrojnë prapa vrasjes së Mohammadit.

Në Teheran, me mijëra njerëz morën pjesë në varrimin e Mohammadit. Në ndërkohë, edhe këshilltari për shtyp i Ahmadinajadit theksoi se SHBA-ja, Izraeli dhe Britania gjenden në listën e shteteve, të cilat dyshohet se kanë pasur gisht në vrasjen e Mohammadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›