E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një neonazist pranon komplotin për vrasjen e Obamës

Një neonazist amerikan, i cili në vitin 2008 kishte synuar të vrasë kandidatin e atëhershëm presidencial, Barack Obamën dhe afro-amerikanë tjerë të njohur, është shprehur fajtor në procesin gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër tij në një gjykatë federative në Tennessee.

Siç njoftoi kanali televiziv CNN, duke cituar disa burime të Ministrisë së Drejtësisë në Washington, pranimi i fajit u bë në kuadër të marrëveshjes mes të akuzuarit, Paul Schlesselman dhe përfaqësuesve të prokurorisë.

Schlesselman, një 19-vjeçar nga Arkansasi, pranoi se ka zhvilluar komplot dhe se ka kërcënuar një kandidat për president të Amerikës. Në shkëmbim, atij i është shprehur dënimi me dhjetë vjet burg.

Schlesselman është arrestuar në tetor të vitit 2008, së bashku me Daniel Cowartin 21-vjeçar nga Tennessee.

Sipas prokurorisë, që të dy të akuzuarit e kanë konsideruar vetën si përfaqësues të “Fuqisë së Bardhë” dhe kishin planifikuar vrasjen e dhjetëra afro-amerikanëve. Në fund, ata kishin planifikuar të vrasin edhe vetë Obamën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›