E Diel, 1 Nëntor 2026

Podgorica provokon: Do fshijmë etninë e shqiptarëve me Kushtetutë

ROME-Raporti plot përplasje mes Podgoricës dhe Prishtinës vazhdon të krijojë konflikte. Kosova nuk është dakort të pranojë njohjen e etnisë malazeze në Kushtetutën e saj. Përballë këtij refuzimi partia DPS që është në koalicionin e qeverisë aktuale malazeze ka provokuar duke thënë “duhet të aplikojmë të drejtën e reciprocitetit dhe të fshijmë nga Kushtetuta përkatësinë etnike të shqiptarëve të Malit të Zi”. Kjo deklaratë ka tronditur opinionin public që shikon në këtë thënie një reagim të ekzagjeruar. Nuk mund ti mohohet shqiptarëve të Malit të Zi e drejta e të qënit si etni në Kushtetutën malazeze duke qënë se ata kanë kontribuar në pavarësinë e Malit të Zi dhe janë një komunitet autokton në atë rajon. Janë shumë zëra që mendojnë se kjo është një mënyrë e Malit të Zi për të shtyrë hapjen e qëndrave diplomatike mes dy shteteve. Për Partinë Social Demokrate (DPS), partnerë në koalicion me partinë e Milo Gjukanovic të (PDS) është e papranueshme kërkesa e Partisë Demokratike të Malit të Zi në Kosovë që “malazezët të njihen brenda Kushtetutës së Kosovës, por jo me kushtet e Podgoricës”. Këtë e ka konfirmuar Miodrag Vukovic, anëtar i DPS, I cili duke mos I pëlqyer mënyra e prerë mbi njohjen e pjesshme të etnisë malazeze nga ana e Kosovës, duke mos patur mundësinë e një përfaqësimin në parlamentin kosovar. DPS në fakt kërkon që Qeveria të aplikojë me Kosovën principin e reciproriteti duke fshirë nga Kushtetuta e Malti të Zi përkatësinë etnike të shqiptarëve të atjeshëm. Ai është shprehur që kjo kërkesë për të eliminuar shqiptarët nga Kushtetuta malazeze rrjedh nga fakti që Kosova nuk njeh në Kushtetutën e saj malazezët e atjeshëm. “është një shprehje nervozizmi I justifikuar sesa e një personi me arsye të kthjellët”. Pikërisht Vukovic, vetëm 15 ditë më parë hapi këtë polemikë mbi nevojën e e fshirjes në mënyrë graduale nga Kushtetuta e Malit të zi principet juridike të përfaqësimeve etnike që aktualisht janë të palikuara në Mal të Zi vetëm për shqiptarët. Kjo sjelle ka sjellë kritika dhe përplasje të përfaqësuesve të komuniteteve shqiptare dhe komuniteteve të tjera në Malin e Zi. Partia “Demokraci e Re Serbe” ka thënë nga ana e saj që kjo kërkesë lind nga marrëveshja që partitë në qeverisje të shtyjnë me Kushtetutë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën, në këtë mënyrë për të zbutur raportet diplomatike me Serbinë. Baskimi Demokratik shqiptar I Mehmed Bardhit e kritikon fort këtë sjellje që ka ardhur si shkak i refuzimit të Prishtinës, duke thënë që nuk mund të aplikohet në këtë rast “principi i reciproritetit”, pasi sicpas tij,s hqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë, kurse malazezët në Kosovë janë kolonë të ardhur. Nga kjo deklarate ka vazhduar debatin partia e DPS ka theksuar që malazezt në Kosovë duhet të kenë të drejta si shqiptarët në Malin e Zi, dhe akuzojnë Bardhin se ka tradhtuar pas kurrizit interesat e popullit malazez duke thënë se janë kolonë. Kjo gjë ka tensionuar marrëdhëniet mbi levizjet përfundimtare së vendosjes së përfaqësimit diplomatik reciprok. Përfaqësuesi i Koalicionit të Ardhmërisë së shqiptarëve, Vasel Sinistaj, ka theksuar impenjimin e tij për cështjen malazeze në Kosovë, që ata të marrin nga Prishtina të gjitha të drejtat që u takojnë. Gjithashtu, ai thotë se dikush po përdor malazezët e Kosovës për të bërë dicka jokorrekte duke mostreguar mature politike në një situatë të tillë. Sinistaj shton se shqiptarët e Malit të Zi i kanë të drejtat të garantuara me Kushtetutë që nga krijimi I shteti të malit të Zi, dhe që nuk është e drejtë që të shtrohet kjo kërkesë për këtë komunitet. Marre nga "Rinascita Balcanica"

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›