E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad kritikohet për krizën e valutës

Radioja shtetërore iraniane raportoi se 77 ligjvënës kanë nënshkruar një peticion që kritikon mënyrën se si presidenti Mahmud Ahmadinejad po merret me krizën e valutës së vendit.

Nën ligjin iranian, presidenti ka një muaj për t’u paraqitur në parlament për t’iu përgjigjur peticionit.

Kjo do të jetë hera e dytë që ligjvënësit kërkojnë nga Ahmadinejadi paraqitjen para parlamentit.

Riali i Iranit është shkëmbyer për rreth 11 mijë rialë për një dollar amerikan në mesin e vitit 2011.

Të shtunën, 31 mijë rialë janë shkëmbyer për një dollar, pasi që u arrit kulmi në 36 mijë në muajin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›