E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad kritikon Medvedevin

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad përmendi në një fjalim tw tij presidentin e Rusisw, Dmitri Medvedev, duke shprehur keqardhje që homologu i tij rus ishte bërë zëdhënës i armiqve të Iranit, njoftoi televizioni shtetëror.

"Gjatë një takimi me ambasadorët e tij, Medvedev është shprehur se Irani po drejtohet drejt bombës bërthamore'', konfirmoi Ahmadinejad në një fjalim të mbajtur në Teheran.

"Ne shprehim keqardhje që Medvedev është bërë zëdhënës i armiqve të Irakut'', vijoi ai.

"Rusia është një vend i madh mik dhe ne dëshirojmë t'i forcojmë këto marrëdhënie miqësore, por ju duhet të dini se vërejtjet e Medvedevit i shërbejnë propagandës së SHBA-së'', theksoi Mahmoud Ahmadinejad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›