E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria siriane zgjeron sulmet ndaj bazave te opozites

Aktivistet thone se forcat qeveritare i zgjeruan sulmet e tyre ndaj bazave te opozites te marten duke vrare dy civile dhe plagosur disa te tjeter nderkohe qe armepushimi i ndermjetesuar nga Kombet e Bashkuara vazhdon te shperbehet pavaresisht pranise se vezhguesve te huaj.

Organizata Vezhguesi Sirian per te Drejtat e Njeriut me baze ne Britani thote se personat u vrane kur tanket e ushtrise goditen Busra al-Harir baze e grupit rebel Ushtria e Sirise se Lire.

Grupi aktivist thote se trupat besnike te presidentit sirian Bashar al-Assad po ashtu vazhduan te godasin me artileri qytetin Homs.

Ne Moske Ministri i Jashtem i Rusise Sergei Lavrov akuzoi forca jo-specifike te jashtme qe kerkojne te pengojne perpjekjet per ndaljen e gjakderdhjes mese nje vjecare ne Siri.

Ka forca te jashtme qe nuk jane te interesuara ne suksesin aktual te perpjekjeve te Keshillit te Sigurimit te OKB-se qe po provojne gjithcka per te zevendesuar Keshillin e Sigurimit me forma te ndryshme jozyrtare si Miqte e Sirise apo menyra te tjera. Po mundohen te influencojne opoziten siriane qe te mos bashkepunoje me qeverine per te ruajtur armepushimin dhe ndertuar nje dialog ne te ardhmen.

Rusia e ka furnizuar Sirine me arme dhe sebashku me Kinen kane bllokuar rezolutat e Keshillit te Sigurimit qe denojne qeverine siriane per shtypjen per te cilen Kombet e Bashkuara thone se ka sjelle vrasjen e me shume se 9 mije njerezve qe nga marsi i vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›