E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad revolton iranianët

Qytetarët iraniane janë të revoltuar me presidentin, Mahmud Ahmadinejad. Sanksionet ekonomike të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, për të braktisur programin bërthamor, kanë gjunjëzuar ekonominë e vendit.

Mijëra persona i janë afruar kufirit të varfërisë. Javën e kaluar, Ahmadinejad vizitoi kryeqendrën e rajonit të Hormozganit. Në disa pamje, të shfaqura ne YouTube, ai shihet duke përshëndetur turmën nga një makine e hapur. Një i moshuar i afrohet duke bërtitur: “Kam uri”, thirrje që e përsëriti disa herë.

Presidenti iranian dukej i pa-shqetësuar dhe e shpërfilli atë, duke shtrënguar duart me qytetarët tjerë. Papritur, një grua ngjitet në makinë, duke sfiduar edhe truprojat e presidentit. Ajo nis te flasë me Ahamdinejadin, e dëshpëruar nga vështirësitë ekonomike.

Me pas ajo nuk duket me. Nuk është ende e qartë se si vazhdoi historia e saj. Lajmi hapi edicionet e lajmeve ne Izrael. Gazeta “Times of Israel” e komenton videon si një pakënaqësi civile ne Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›