E Shtunë, 31 Tetor 2026

Modric, në shënjestër të Realit

Real Madridi vazhdon ta monitorojë situatën e Luka Modricit në Tottenham.

Mesfushori kroat kishte bërë të ditur se do të largohet nga Spurs, nëse këta të fundit nuk ia dalin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm.

Kjo, sipas të përditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, e favorizon ekipin madrilen. Mirëpo, për ta bërë të vetin 26-vjeçarin, ‘Los Blancos’ duhet ta mposhtin konkurrencën e Manchester Unitedit e Chelseas, ekipe këto që e kërkonin përfaqësuesin kroat që nga viti i kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›