Reforma zgjedhore dhe Presidenti
Natyrisht që, në çdo vend demokratik e pluripartitist, tri janë momentet normale më të rëndësishme politike: Zgjedhjet e maxhorancave qendrore, zgjedhjet vendore dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës. Tani ne jemi në momentin e zgjedhjes së këtij të fundit dhe në ristrukturimin (jo dekostruksionin) e ligjit shumë të rëndësishëm të Kodit Zgjedhor aktual, që tek ne ndodh pak si shpesh, çdo katër vjet. Tani është momenti që të dyja po ecin paralel dhe të ndërvarura. Ngecja dhe mospajtimi në emrin e Presidentit duket se do të çojë te ngecja e tjetrës. Nëse përpiqemi ta përkthejmë ‘ultimatumin’ e z.Fyle që amendimet në Kodin e ri të mbylleshin nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore në datën 24 maj, pra para fillimit të trajtimit ligjor për proceduarat e zgjedhjes së Presidentit, mund të biem dakord se ato synonin t’i ndanin këto dy procese nga njëri-tjetri me qëllim që të mos komplikohej situata dhe që në fund të fundit, violina kryesore ose e vetme që do të dëgjohej për vendosjen e Presidentit të ri, të ishte violina e maxhorancës qeverisëse. Por pas takimit Rama-Meta dhe atij Berisha-Meta duket se kjo maxhorancë qeverisëse nuk do të jetë e harmonizuar. Në kumtin zyrtar të BE-së mund të viheshin re shenja antiamerikane, sipas të cilave Evropa kërkon të ruajë fasadën e pavarur dhe të lirë të politikës shqiptare në vendimmarrje të rëndësishme, siç është zgjedhja e Presidentit të Republikës. Por nëse i marrim me radhë ecurinë e Reformës Zgjedhore (1) dhe atë të ‘negociatave’ politike të gjera mbi çështjen e emrit të Presidentit (2), mund të konstatojmë se:
1) Ndërsa në terren janë në dukje tri parti të forta me tre liderë me origjinë politike nga PPSH (z.Berisha, z.Rama dhe z.Meta), në fakt, për të caktuar rregullat e lojës në Komisionin e Reformës Zgjedhore janë si zakonisht vetëm dy protagonistet e vjetra politike që kanë fuqi vendimmarrëse, PD dhe PS. Kohët e fundit ka pasur shqetësime nga partitë e vogla parlamentare ose jo parlamentare, të cilat e duan ligjin me frymë më të fortë proporcionale dhe jo diskriminues për to, pasi forma e ligjit aktual dihet se favorizon vetëm dy partitë kryesore. Duket se ka pasur një konsensus të vjetër për ta ruajtur këtë statuskuo midis dy liderëve kryesorë Berisha & Rama. Por ndërsa z.Berisha duket se i qëndron marrëveshjes për të mbajtur e forcuar në Shqipëri një regjim kryesisht dypartiak gjithnjë e më të fortë, z.Rama gjen rastin e i rrëshqet çdo marrëveshjeje të vjetër në funksion të aleancave të reja që do e ngjitnin atë në poltronën e Kryeministrit. Gjithashtu, në këtë qëndrim z.Berisha këmbëngul akoma edhe më shumë pasi ai është thellësisht i trembur nga konsumi i gjatë në pushtet - sidomos nga eksperiencat korruptive të hidhura qeverisëse me z.Meta – dhe nga dalja e dy partive të reja të djathta. Kjo linjë qëndrimi prej z.Berisha duket se është në përputhje edhe me bekimin e ndërkombëtarëve qysh në kohën kur u ndërrua Kushtetuta më 2008-ën, moment ku për herë të parë u vendos në Ligjin Themeltar të Shtetit esenca e frymës maxhoritare të Ligjit Elektoral aktual dhe ndarja në 12 qarqe për 140 anëtarë të Kuvendit në mënyrë ‘proporcionale’-rajonale. Por z.Rama e kupton se e vetmja mënyrë për të afruar I.Metën është, veç të tjerash, miklimi i tij me ofertën e një ligji më proporcional, duke e korrektuar proporcionalin-rajonal, i cili aktualisht në çdo qark kërkon një marzh relativisht të lartë për t’u fituar një anëtar në Kuvend. Me këtë mënyrë, z.Meta synon të fitojë disa vende më shumë në Kuvend dhe të rrisë peshën e vet politike në vendimmarrjet e ndryshme. Z.Rama u duk haptazi se e tradhtoi paktin e vjetër me Berishën kur ai pranoi në parim, në një takim me partitë e vogla, që Kodi i ri të ishte me korrektim proporcional në favor të këtyre partive, veprim të cilin duket se nuk e mbështetën as ndërkombëtarët e ODIHR-it, të cilët e kanë më të lehtë të merren vesh vetëm me dy kryetarët e mëdhenj, për çdo çështje të rëndësishme në Shqipëri. Ndërsa nga ana e tij, z.Rama duket se i frikësohet një manipulimi të zgjedhjeve nga ana e z.Berisha dhe PD-së dhe për këtë këmbëngul në një modernizim të dixhitalizuar elektronik të votimeve, këmbëngulje që duket se është frenuar përsëri nga ndërkombëtarët të cilët dëshirojnë që të jenë pjesë e rezultatit të dalë nga zgjedhjet nëpërmjet defekteve, primitivitetit infrastrukturor dhe dobësive të Kodit të ri. Duket se këto dy çështje kanë lënë pezull mospërfundimin e Kodit Zgjedhor mbi të cilin do të shkohet në votimet e vitit 2013-të. Dhe kjo amulli duket se do të ndikohet e rritet edhe nga çështja e zgjedhjes së Presidentit dhe shkon në favor të veprimeve absurde të z.Rama, i cili do ta shfrytëzonte shumë me efikasitet mahisjen e situatës dhe mbajtjen peng të procesit zgjedhor nisur nga “shkelja kushtetuese” për një President konsensual prej z.Berisha. Tashmë të gjithë e dimë se z.Rama nuk e ka problem të tregohet fare i papërgjegjshëm në këto raste, sa mund edhe të shtyjë përsëri si edhe herë të tjera, datën e zgjedhjeve. Pra, ajo të cilën e kishte frikë z.Fyle për t’i shkëputur nga varësia këto dy procese, ndodhi. Nëse President do të zgjidhet një emër që s’ka bekimin e z.Rama (ndoshta edhe të z.Meta) por vetëm bekimin e z.Berisha, atëherë kjo do të përdoret për acarim, për politika bllokuese në Kuvend dhe ndoshta edhe për një bashkim të votave prej dyshes Rama&Meta në një përpjekje të tyre për të rikonfiguruar një maxhorancë tjetër në Kuvend ose për të përshpejtuar zgjedhjet qysh këtë fundvit. Ndërsa nga ana tjetër, si kundërpërgjigje, duket se z.Berisha parashikon dhe lufton të rrëmbejë çdo votë të mundshme në Kuvend dhe të tërheqë brenda rrezes së influencës të tij çdo element të përjashtuar, të pakënaqur ose të korruptuar nga krahu opozitar, me qëllim që të ruajë maxhorancën qeverisëse, apo thënë ndryshe numrin magjik të 71 kartonëve.
2. Por si do të shkojë çështja e votimit të Presidentit? Dihet se deri tani janë disa emra të vetëshpallur ose të propozuar nga ndonjë parti politike minore pa vende në Kuvend. Asnjëri prej këtyre emrave në qarkullim nuk ka një mbështetje zyrtare nga dy guliverët e dështuar të politikës sonë në Kuvend. Z.Rama kërkon një President “konsensual” që të zgjidhet në raundet e para. Ndërsa z.Berisha e vendos theksin tek një President kushtetues e ligjor, duke mos i mëshuar shumë anës ‘konsensuale’, çka do të thotë se ai do të zgjidhet në 2 raundet e fundit dhe jo në ato të parat. Pra z.Berisha duket se kërkon të zgjedhë një President politik, pikërisht ashtu siç e kishte vendosur me z.Rama kur ata bënë së bashku ndryshimet kushtetuese më 2008-ën. Por z.Rama, i cili duket se nuk iu qëndron pakteve dhe përpiqet t’i shmangë me paburrëri ndëshkimet e fatit dhe rënies së zareve të tija, nuk do ta pranojë këtë zgjedhje politike të PD-së me 71 kartonë dhe do të fillojë të ulërijë kundër uzurpatorëve demokratë që nuk zgjodhën një President të të gjithë popullit, për popullin dhe prej popullit. Në fakt z.Rama nuk kërkon ndonjë President nga ana e PS-së, por ai do një President në dukje të askujt, konsensual, të të gjithë popullit (nënkupto një mik të tij të paevidentuar shumë politikisht). Ai e di mirë se sa rrezikon nëse do t’i jepte z.Berisha një emër të spikatur të PS si z.F.Nano. Kjo, së pari, do ta vinte në vështirësi ekuilibrin e pushteteve të larta blu e rozë më 2013-ën dhe së dyti, do ta dobësonte rolin hipotetik të Ramës- kryeministër për çështje të ndryshme ligjore ose emërimesh në raport me Presidentin hipotetik Nano dhe do ta vendoste atë në vështirësi të vazhdueshme për ta eklipsuar këtë President të staxhionuar në politikë, në të gjitha axhendat politike e shtetërore të vendit tonë. Z.Rama kërkon një emër që të duket si i baraslarguar nga të dyja partitë, por që në fakt ai të jetë një zar i tij. Madje z.Rama, që ka prirje të forta diktatoriale, nuk do duronte dot as një emër që të ishte i ndërkombëtarëve, por për të mos e marrë Presidentin PD-ja, z.Rama do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me çdo faktor ndikues. Nga ana e tij, z.Berisha nuk është nxituar në axhendën e zgjedhjes së Presidentit dhe duket se ai anon nga zgjidhja e një Presidenti sa kushtetues (edhe pse jo konsensual), aq edhe politik. PD mendon se askush nuk mund të përfaqësojë unitetin e gjithë shqiptarëve, por mund të përfaqësojë vullnetin e një shumice relativisht të rëndësishme të shoqërisë sonë politike, pra që emri i Presidentit të ri të jetë një emër thellësisht politik, pasi i tillë është edhe pozicioni i kreut më të lartë të shtetit. Sepse, arsyetojnë ata, të jesh President do të thotë në çdo moment dhe në çdo akt të ushtrosh një vullnet ligjor të caktuar, të japësh një interpretim politik konkret të ligjit apo një opinion që ka lidhje me interesa të caktuara politike ose ekonomike të grupeve të ndryshme të përkufizuara sipas një identiteti të caktuar dhe, kësisoj, të mbash në raport me konfliktin e interesave të këtij grupi identitar ndaj gjithë pjesës tjetër të shoqërisë, një qëndrim të caktuar, duke ndikuar mbi opinionin e gjerë shoqëror. Gjithashtu, me fuqinë dhe kompetencat e tij Presidenti mund të ndikojë mbi çështje të gjera si ato të sigurisë, të mbrojtjes, të drejtësisë, të religjionit, të kontrollit të shpenzimeve qeveritare, të politikës së jashtme etj, qëndrime të cilat me domosdo janë politike dhe si të tilla nuk mund të jenë në favor të të gjitha grupeve identitare dhe antagoniste që ka një shoqëri. Pra Presidenti ‘konsensual’ i të gjithë popullit (d.m.th një zar i z.Rama), për të gjithë popullin (nënkupto për z.Rama) dhe nga i gjithë populli (nënkupto i zgjedhur vetëm nga z.Rama), nuk ekziston. Me sa kuptohet, nga sa është thënë edhe më lart, ka tre lloj presidentësh të mundshëm, që të tre politikë: Së pari, një President kushtetues (jo ‘konsensual’) i zgjedhur me 71 vota nga cilado maxhorancë e fshehtë e Kuvendit; së dyti, një President ‘konsensual’ i zgjedhur nga z.Rama, prej z.Rama dhe për z.Rama; së treti, një President ‘konsensual’ i propozuar te z.Rama nga ana e ndërkombëtarëve, një tip ‘ahtifeteje’ që do të ishte vetëm një ‘yesman’ i Rrugës së Elbasanit dhe Rrugës së Ambasadave me “seli në Washington”, që nuk do të kishte si busull interesat e gjera të popullit të vet. Në rastin e parë, pra nëse do të zgjidhnim një Presidenti me profil të fortë politik blu ose rozë, të një kandidati të qëlluar politik nga pikëpamja dhe figura morale, i cili sapo të hynte te Pallati i Brigadave do të duhej të deklaronte se e flakte teserën e partisë së tij dhe se do të kishte si Bibël dhe Kuran vetëm Kushtetutën dhe ligjet e vendit, do të tregonim se Shqipëria po dilte nga stadi i të qenurit të një republike bananesh në kuptimin politik. Në rastin e dytë, të një Presidenti ‘konsensual’, do të kishim një absurditet alogjik e të papranueshëm nga çdo forcë politike maxhoritare dhe një nonsens mbi funksionet organike të një maxhorance. Konsensusi ka kuptim vetëm kur minoranca përzgjedh një kandidat të fortë politik nga disa emra të sjellë nga ana e maxhorancës, gjë e cila kuptohet e përmbysur nga ana e z.Rama, i cili si ‘kryezoti i unazave’ mezi pret të marrë rolin e perëndisë Mars të shkaktuar nga zemërimi i pajustifikuar prej mungesës së këtij lloj konsensusi të përkëdhelur, të përfytyruar prej tij. Në rastin e tretë, do të tregonim se ishim një shtet arlekin, pa personalitet dhe që gjithnjë e më tepër udhëhiqet nga politikanë leshko e të kapur nga ndërkombëtarët (qofshin këta edhe aleatët tanë të jashtëm), për shkak të korrupsionit.