E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov kërkon forcimin e lidhjeve me SHBA-në

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë të publikuar të mërkurën, tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë më shumë në forcimin e lidhjeve ekonomike, sepse “rivendosja” e marrëdhënieve nuk mund të vazhdojë përherë.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë thirrje për rivendosje të marrëdhënieve, para se të bëhej president në vitin 2008, por raportet kanë mbetur të tendosura për shkak të dallimeve mbi mburojën raketore dhe konfliktin në Siri.

Lavrov, në një intervistë të gjatë në të përditshmen “Kommersant”, tha se “rivendosja” nuk mund të zgjasë përgjithmonë, sepse përndryshe nuk do të jetë “rivendosje, por dështim i programit”.

Ai tha se raportet mes Rusisë dhe SHBA-së mund të bazohen vetëm në “respektin e ndërsjellë” dhe “jo në ndërhyrje”.

Lavrov ka akuzuar mediat perëndimore për prishjen e imazhit rus jashtë dhe hodhi poshtë pohimet se burgosja e pjesëtareve të bendit Pussy Riot është e motivuar politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›