E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad: Të ndërshkohen liderët opozitarë

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, deklaroi gjatë një dalje televizive se protestat në shtetin islamik nuk do të arrijnë qëllimet e tyre.
Ai deklaroi se protestuesit opozitarë nuk do të arrijnë asgjëkundi dhe bëri thirrje për ndëshkimin e organizatorëve.
 

"Është evidente dhe e qartë se shteti iranian ka armiq sepse është një shtet i cili do të shkëlqejë dhe të arkivojë arritje dhe do të ndryshojë marrrëdhëniet mes shteteve në botë" deklaroi Ahmadinexhad.
 

Të njëtën thirrje për ndëshkim të liderëve opozitarë bënë një ditë më parë deputetët në pozitë, duke shkuar edhe më tej dhe duke kërkuar dënim me vdekje ndaj tyre.
 

Këto deklaratë të Ahmadinexhat erdhën pas trazirave që përfshinë Teheranin. Protestuesit antiqeveritarë, dolën në shesh për të solidarizuar me vëllezërit e tyre egjiptian dhe tunizianë. Zëdhënësi i parlamentit, Ali Larijani, akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të bërë më parë gjatë ditës, duke theksuar se Uashingtoni qëndronte pas protestave të organizuara në Teheran.
 

Obama kritikoi autoritet iraniane lidhur me këtë çështje. " Është ironike se si regjimi i Iranit, pretendoi që të festonte për atë çka ndodhi në Egjipt, kur në fakt veproi në kundërshti me atë çka ndodhi në Egjipt, duke qëlluar mbi protestuesit" deklaroi Obama. Ai deklaroi se nuk mund të ndërhynte në çështjet e brendshme të Iranit, por shpresonte që populli të gjente kurajon, për të shprehur të drejtat e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›