E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastro: Mubarak duhet t`i rikthejë pasurinë Egjiptit

Lideri historik i Kubës, Fidel Kastro, ka deklaruar se ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak duhet t`i riktheje pasurinë Egjiptit. Kastro deklaroi se Mubarak kishte miliarda dollarë asete të shpërndara në të gjithë Europën dhe Shtetet e Bashkuara.
" Zvicra nuk tha shumë gjëra, por ata thanë se do të kthejnë pasurinë, megjithëse pjesa më e madhe ndodhet në Europë, në Angli dhe SHBA. Ai ka shumë eksperiencë, dhe Mubarak po tregon se ai ka pasur një strategji për shpërndajne dhe fshehjen e fondeve, duke qënë se thuhet se ai ka dhjetra miliarda dollarë" deklaroi Kastro gjatë një konference për shtyp.
"Por tani ai duhet t`i ktheje paratë , pasi ç`mund të bëhet me të Egjiptin" shtoi më tej Kastro.
SHBA, Britania dhe Franca deklaruan të hënën se kanë kërkuar nga autoritet egjiptianë që të ngrijnë asetet në banka të ish liderit, por Parisi dhe Uashingtoni pohuan se Mubarak nuk ishte në listat e tyre.
Një diplomat europian deklaroi se e njëjta kërkesë i ishte bërë edhe vendeve të Bashkimit Europian, por ministrat e jashtëm sqaruan se çështja duhej diskutuar më parë mes tyre.
Mubarak dhe zyrtarë të tjerë janë të dyshuar për dërgimin e miliardave dollarë në bankat ndërkomëbtare.
Fidel Kastro kishte mbështetur edhe më parë protestat e popullit egjiptian, për largimin e Mubarak .
"Ne mbështesim popullin egjiptian në luftën e tyre për të drejta politke dhe drejtësi sociale" kishte deklaruar Kastro në një gazetë kubaneze. Me tej që ai akuzonte Uashingtonin për mos interesim, ndërkohë që Muabarak shkelte mbi popullin e tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›