Obama nderon me medaljen presidenciale të lirisë personalite të larta

Presidenti amerikan Barak Obama nderoi personalitete të larta amerikane me medialjen presidenciale të lirisë. Politikanë, artistë figura të shoqërisë civile, ishin të përzgjedhurit e Obamës për tu nderuar me këtë çmim.
Xhorxh Bush i vjetër, presidenti i 41 i SHBA, këncelarja gjermane Angela Merkel, e cila nuk ishte prezente në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë, ishin figurat politike nga 15 personalitet të përzgjedhura.
Investitori Warren Buffert ishte përzgjedhur nga fusha e biznesit, violincelisti Yo Yo Ma, poetja Maya Angelou, si piktorë skulptori Jasper Johns ishin përfaqësuesit të artit.
Një çmim i ka shkuar pas vdekjes edhe mjekut Tom Little, i cili u vra nga talebanët në gusht, ndërkohë që ishte një mission humanitar në Afganistan.
" Kur shikon burrat dhe gratë që janë këtu sot, të tregon diçka rreth asaj çfarë jemi si njerëz" dekaroi Obama.
Medalja e Lirisë jepet për persona të cilat kanë një kontribut të rëndësishëm, veçanërisht në sigurinë e SHBA, paqes në përgjithësi , apo në kulturë dhe fusha të rëndësishme.
Nderimi i Bushit, për administrimin e situatës gjatë rënies së Murit të Berlinit dhe pushtimit të Kuvajtit nga Iraku, mund të shihen si një xhest bipartisan nga demokrati Obama.
Me figurave të tjera të nderuara ishin dhe kongresmeni John Lewis Silvia Mendez, apo dhe sportistë si Bill Russell.