E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad në Nju Jork "Kemi propozime konkrete"

Bërthamoret

Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad, u nis mëngjesin e djeshëm për në Nju Jork, ku do të jetë i pranishëm në konferencën për rinovimin e traktatit për plurifikimin nuklear. Sipas
Ahmadinexhad, agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore ka dështuar në përpjekjet e saj për çarmatimin bërthamor, për të cilin vendi i tij synon të prezantojë propozimet e veta. “Agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike nuk ka arritur të përmbushë misionin e saj në këto 40 vjet. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë çarmatim bërthamor, por vende të reja kanë prodhuar armë atomike”, deklaroi Presidenti ultrakonservator iranian, duke pasur parasysh Indinë, Pakistanin dhe Izraelin. “Kombi iranian ka gjëra shumë konkrete për të propozuar për sa u përket armëve bërthamore që përfaqësojnë një kërcënim të madh për sigurinë botërore”, pohoi Ahmadinexhad. Konferenca që do të zgjasë deri më 28 maj kërkon që të merren hapa të tjerë në çështjen e çarmatimit dhe forcimin e kontrolleve mbi programet bërthamore të vendeve të ndryshme. SHBA-ja do të përfaqësohet me sekretaren e Shtetit. Irani është mes firmëtarëve të këtij traktati, por vendet perëndimore mendojnë se Teherani po e dhunon hapur atë.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›