E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, evitohet tragjedia me bombë në Time Square


Policia amerikanë e New Yorkut ka evakuuar të shtunën mbrëma një pjesë të Times Square në Manhattan, pasi në një automjet janë gjetur pjesë të bombës që fatmirësisht nuk kanë shpërthyer. Policia ka evakuuar disa ndërtesa tregtare dhe banimi, ndërsa forcat të tjera janë vendosur gjatë gjithë kësaj zone, në të cilin qarkullojnë mijëra turistë. Një zyrtar policor ka thënë se në automjetin e llojit "Nissan" kishte filluar të dalë tym dhe se ekspertët në të gjetën shishe të gazit, pluhur, benzinë dhe mjet për shpërthim.
Zyrtarët pohojnë se bomba ishte bërë në formë "amatore", gjithashtu është hetuar një person që në çastin e shpërthimit të tymit ka braktisur automjetin me shpejtësi.
Presidenti amerikan Barack Obama ka përgëzuar reagimin e policisë amerikane dhe ka premtuar mbështetjen e forcave federale. Njoftohet se bomba e vendosur në makinë kishte si objektiv shoqërinë që prodhon filmin vizatimor "South Park", Viacom. Kjo kompani është kërcënuar pak ditë më parë nga bota islamike. Hipoteza është ngritur nga policia e Nju Jorkut pasi evitoi tragjedinë në një nga sheshet më të populluara të botës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›