E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Derdhja e naftës në Gjirin Meksikan një katastrofë


Përhapja e naftës në Gjirin e Meksikës ka potencialin që të kthehet në një katastrofë të madhe për mjedisin, ka thënë të dielën presidenti amerikan Barack Obama. Obama u tha gazetarëve në Luizianë se fokusimi është rregullimi i situatës kritike, dhe premtoi se qeveria e SHBA-së do të bëjë gjithçka është e mundur për ti dhënë fund kësaj katastrofe.
Obama theksoi se baza në Londër "British Petrolum" është përgjegjëse për derdhjen e naftës dhe do të paguajë dëmet e shkaktuara për pastrimin e derdhjes.
Presidenti amerikan e filloi konferencën për shtyp duke i'u referuar makinës bombë që policia arriti të neutralizojë të shtunën në sheshin Times të Nju Jorkut.
"Ne jemi duke bërë atë që është e nevojshme për popullin amerikan në mënyrë që të përcaktohet se kush është pas këtij akti potencialisht vdekjeprurës. Unë do të vazhdoj mbikqyrjen time, për të bërë atë që duhet për sigurinë e popullit amerikan", ka thënë Obama të dielën. Ngjarja u mbajt jashtë stacionit të rojeve bregdetare të SHBA-së ku autoritetet janë duke vëzhguar hartat që përshkruajnë rrugën e derdhjes nëpërmjet ujit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›