E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Duhet bashkëpunim i ngushtë me Egjiptin

Gjatë bisedës, Berisha theksoi se Shqipëria është shumë e interesuar për të zhvilluar marrëdhënie të ngushta e bashkëpunim në të gjitha fushat, me Egjiptin.

Ambasadori Abdellah, i përcolli përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit dhe autoriteteve të tjera të larta të Egjiptit. Ambasadori Abdellah e uroi Kryeministrin për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në takim u rikonfirmua vullneti i të dyja palëve, për të forcuar më tej marrëdhëniet miqësore, në interesin e ndërsjellë të të dy vendeve.

 Në këtë kontekst, dy vendet janë të angazhuara për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare, veçanërisht nxitjen e ndërsjellë të investimeve. Ambasadori Abdellah shprehu vlerësimet më të larta për arritjet e rëndësishme që Shqipëria ka shënuar vitet e fundit, në të gjitha fushat, veçanërisht në konsolidimin e demokracisë dhe standardeve të saj dhe zhvillimin e shpejtë ekonomik.

Kryeministri Berisha i përcolli ambasadorit Abdellah, dëshirën për të pritur në një vizitë në Tiranë, Kryeministrin e Egjiptit, në një kohë të përshtatshme për të, si Kryeministrin e një vendi mik dhe shumë të rëndësishëm për rajonin e më gjerë. /Start/

                                                                                             2012-09-25 16:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›