Ahmadinexhad urdhëron hetime për rrëzimin e aeroplanit

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka urdhëruar hetime për rrëzimin e aeroplanit të udhëtarëve, i cili shkaktoi vdekjen e 77 personave.
Televizioni shtetëror tha se aeroplani Boeing 727 me 105 persona në bord u përplas dje afër qytetit veriperëndimor Orumije, pasi ishte ngritur nga Teherani.
Mediat thanë se dhjetëra njerëz janë plagosur, disa rëndë.
Ministri i Transportit tha se Ahmadinexhad ka urdhëruar hetime për shkakun e aksidentit por sipas hetimeve paraprake mësohet se shkak për rrëzimin e avionit ishte mjegulla e madhe.