Viktimat e para nga gripi A H1N1 në Poloni
Dy persona të sëmurë nga gripi A H1N1 kanë ndërruar jetë të dielën në Poloni, njoftuan mediat lokale.
Bëhet e ditur se viktimat janë një vajzë dy vjeç e gjysmë dhe një burrë 50 vjeçar.
Polonia është i vetmi vend i BE-së, që në vitin 2009 dhe dimrin e kaluar nuk iu nënshtrua panikut nga gripi.
Ministrja e Shëndetësisë, Eva Kopaç, i refuzoi vaksinat deri sa kompanitë farmaceutike nuk i kryejnë të gjitha testet e nevojshme, apo nuk e marrin përgjegjësinë për efektet e dëmshme të vaksinave.