E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, alarm përmbytjesh

Lumenjtë në shumë vende të Gjermanisë kanë dalë nga shtrati i tyre, por shumë të tjerë janë disa centimetra larg limitit të argjinaturave, duke vendosur vendin në një alarm përmbytjesh.
Siç lajmërojnë mediat gjermane deri në drekë, në perëndimin e vendit, lumi Rin po shkakton përmbytje në Bon dhe Këln, ndërsa qyteti më i rrezikuar është Koblenci, ku lumi në fjalë bashkohet me degën e tij të Mozelit.

Zjarrëfikësit po kërkojnë për një burrë, makina e të cilit u gjet e braktisur përpara dhe e përmbytur nga lumi Unstrut, në Turingi, ndërsa trupi i një personi u rikuperua nga lumi Enz, në jugun e vendit.

Ekspertët fajësojnë për këtë gjendje numrin e lartë të rreshjeve të dëborës që ra gjatë dhjetorit dhe rritjen e menjëhershme të temperaturave në dy javët e fundit, që ka shkaktuar shkrirjen e shpejtë të dëborës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›