E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroacia proteston për arrestimin e ish luftëtarit

Kryeministreja e Kroacisë, Jadranka Kosor tha se kërkon shpjegim nga Serbia lidhur me arrestimin e një ish luftëtari për pavarësinë e Kroacisë.

Tomisllav Purdam u arrestua në kufirin ndërmjet Bosnjes dhe Kroacisë në 5 janar, mbi bazën e një fletëarresti të Serbisë, i cili e akuzon për krime kundër serbëve etnikë në vitin 1991 gjatë një beteje për qytetin lindor kroat të Vukovarit.

Kosor tha se ajo do ta diskutojë arrestimin me presidentin serb Boris Tadic.Incidenti kërcënohet të nxitë tensione të reja në marrëdhëniet kroato-serbe, pasi dy vendet së fundi treguan shenja të përmirësimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›