Spanjë, ETA shpall armëpushimin e përhershëm

Grupi separatist bask, ETA, ka shpallur armëpushimin e përhershëm në luftën e saj për pavarësinë nga Spanja.
Në një deklaratë të lëshuar për mediat, grupi deklaroi se paqja duhet të "verifikohet ndërkombëtarisht".
Fushata e ETA-s për pavarësinë e rajonit bask ka marrë mbi 800 jetë që nga viti 1968, por vitin e kaluar ndaloi sulmet e armatosura, transmeton BBC.
Qeveria spanjolle ka reaguar me kujdes pas pohimeve të mëparshme për një armëpushim të përgjithshëm nga grupi.