E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 10 të vdekur nga tre aksidente hekurudhore

Aksidenti i parë ndodhi pranë Sarai Bhupat, një qytet rreth 250 kilometra në jugerëndim të Lucknow. Një tren ekspres u përplas me një tren udhëtarësh të ndaluar duke shkaktuar 10 të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendeje të rëndë shëndetësore. ''Të paktën 10 persona humbën jetën në një përplasje të ngjashme, 45 minuta më pas, 80 kilometra në jugperëndim të Lucknow'', deklaroi një zyrtar i policisë. "Si pasojë e kësaj përplasjeje u plagosën të paktën 37 persona, 12 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën'', theksoi Brij Lal, zyrtar i policisë. ''Ndikimi nga përplasjet ka qenë relativisht i ulët sepse trenat nuk po qarkullonin me shpejtësi të reduktuar për shkak të pranisë së mjegullës'', deklaroi M. N. Srivastava, përfaqësues i hekurudhave. Përplasja e tretë mes një treni pasagjerësh dhe një lokomotive, ku si pasojë u plagosën tre persona, ndodhi pranë qytetit Allahabad, në shtetin Uttar Pradesh, shtoi polica.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›