E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja: Bashkëpunim me BE-në kundër terrorizmit

"Ideja spanjolle është të krijojë 'Komitetin Evropian të Koordinimit Anti-terrorist' duke mbledhur organizmat kombëtarë nga të githa vendet e angazhuara në këtë detyrë'', theksoi e përditshmja duke cituar burime të afërta nga Ministria e Brendshme. Tetë vende kanë pranuar tashmë duke përfshirë dhe Spanjën për krijimin e këtij organi bashkëpunimi si Gjermania, Britania e Madhe, Danimarka, Holanda, Italia, Belgjika, Portugalia dhe Franca. Tentativa e fundit për atentat kundër një avioni amerikan ka rritur shqetësimet në lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Madridi rriti nivelin e alarmit antiterrorist para një rreziku të mundshëm nga organizata baske e armatosur ETA.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›