E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama akuzon Al-Kaedën për sulmin e dështuar në avion

Obama, në fjalimin e përjavshëm radioteleviziv akuzoi grupin e Al-Kaedas si përgjegjësin kryesor të kësaj tentative për atentat në një avion të linjës që lidhte Amsterdamin me Detroitin, duke deklaruar se SHBA-ja është në luftë kundër një rrjeti të urrejtjes dhe dhunës së madhe. Duke folur për të dyshuarin, nigerianin e arrestuar, Umar Farouk Abdulmutallab, Obama shtoi ''ne dimë që ai vinte nga Jemeni një vend i rrënuar nga varfëria ekstreme dhe rebelimi vdekjeprurës''. Deri tani autoritetet amerikane nuk kishin akuzuar Al-Kaedën si përgjegjëse për atentatin e mbetur në tentativë kundër avionit të Northwest, duke u shprehur thjesht se ai kishte lidhje me një grup terrorist.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›