E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhadi në Kubë: Irani s’ka bërë asgjë gabim

Ahmadinexhad nuk tha asnjë fjalë të vetme lidhur me vrasjen e shkencëtarit bërthamor të Iranit, Mostafa Ahmadi Roshan, akt për të cilin Teherani akuzoi në mënyrë direkte Izraelin dhe SHBA-të.

Presidenti iranian pritej të takohej me Presidentin e Kubës, Raul Kastro, por menjëherë pas mbërritjes në Kubë ai zhvilloi një takim me studentët në Universitetin e Havanas.

“A kemi sulmuar ndonjërin? A kemi kërkuar më shumë nga ç’duhet të kemi? Kurrë, kurrë. Ne kemi kërkuar vetëm që të flasin rreth drejtësisë dh eta vendosim atë”, tha Ahmadinexhad./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-12 15:33
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›