Ahmataj i Dinamos thyen rekordin e Kastriotit ne shtepi

Albania-sport - Pas 775 minutash në stadiumin "Kastiroti", formacioni i Petrit Haxhiaj pësoi humbjen e parë në 9 ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, edhe pse zhvilloi një lojë më të mirë se formacioni mik i Dinamos. Ndëshkuesi i krutanëve ishte mesfushori Julian Ahmataj nga një goditje standarde. Kjo ishte dhe fitorja e dytë sezonale në transfertë e Dinamos, që me tri pikët e marra në Krujë tashmë ndodhet në vendin e pestë, në kuotën e 27 pikëve, duke "shtyrë" një vend më poshtë, kampionët në fuqi të Shqipërisë, që humbën në shtëpinë e tyre me Partizanin (0-2).
Kastrioti ushtroi presion që në fillim të takimit, një skemë e përdorur me sukses kundër Vllaznisë, Partizanit, Tiranës, por nuk lojtarët e tij nuk mundën të finalizonin. Deliu (Kastrioti) humbi një rast të pastër shënimi, ndërsa Dinamo në të 43' ngulmoi me Diop, por portieri Koci reagoi mirë. Në të 45', afrikani Ziambo goditi shtyllën horizontale. Pjesa e dytë nis me një tjetër motivim për Dinamon, që gjeti golin me anë të Ahmataj në të 55'. Minutat e fundit Kastrioti i zhvilloi me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me dy kartonta të verdhë (rjedhimisht të kuqe) të kapitenit Shkëlzen Rustami. Edhe Dinamo, e perfundoi takimin me nje lojtar me pak, pas daljes me karton te kuq te Vincetic.
Dinamo edhe në fazën e parë kishte fituar me rezultatin 2-0. Kjo fitore i coi në 6 numrin e fitoreve të Dinamos, kundrejt 4 të Kastriotit në 11 përballje midis tyre.
Kastrioti-Dinamo 0-1
Golat: Ahmataj 56'
Kastrioti: Koci, Gallo, Ymeraj, Grami, Deliu (Caca 66'), Pashja, Osui (Ahmeti 76'), Kalari, Rustami, Ziambo, Asllani
Trajner: Petrit Haxhiaj
Dinamo: Lika, Ishka, Xhafa, Diop, Ferraj (Qorri 59'), Vincetic, Jupi, Poci, Ahmatiaj, Arbëri (Deliallisi 59') (Mile 83'), Pejic
TrajnerL Redi Jupi
Gjqytarë: M. Sopjani (Durrës), D. Salaj (Shkodër), F. Lame (Durrës)
Kartona të verdhë: Osui, Rustami(2), Vincetic (2)
Kartona të kuq: Rustami, Vincetic