Sotir Nini, alvanos - OXI ELINAS

Nga Dash Frashëri
Editor i Albania-sport.com
"Goal News", një nga gazetat më të mëdha sportive ne Greqi, në numirn e djeshëm ka bërë publike reklamimin e kryer në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) në lidhje me "Nini's case", duke kërkuar minimalisht vendosjen e një "gjobe" të rëndë ndaj futbollisit shqiptar (OXI ELINES), Sotir Nini, i lindur në Himarë. 16-vjecari i pazbuluar nga Zyra e Talenteve të FSHF në Athinë (me përgjegjës Petro Ruci), refuzoi në mënyrë të përsëritur dhe tashmë dhe përfundimtare ftesën e bërë nga federata e adheut të tij të vetëm, Shqipërisë, ku jetojnë të afërmit e tij. Futbollisti 16-vjecar i Panathinaikosit refuzoi të luante me përfaqësuesen shqiptare U-21 në ndeshjen miqësore (zyrtare) si ajo kundër "ELADAS" (Greqisë), të cilën "Baby Nini" e zyrtarizoi si atdheun e tij të ri. Argumenta kundër Ninit - dhe gjithë mbështetësve të tij potencialë, shqiptarë të cnatyralizuar apo grekë safi- janë të shumtë. Sipas Rregullores së FIFA-s, Sotir Nini, i cili është mbajtës vetëm i pasaportës shqiptare, nuk mund të refuzojë kurrsesi një thirrje nga Federata Shqiptare për të luajtur me ekipin Kombëtar të Shqipërisë. Por Nini vendosi përfundimisht "na lei OXI sto patrida tou". Në gazetën prestigjioze greke "Goal Neës" shkruhet se Sotir Nini madje ka informuar zyrtarisht FSHF-në se ai nuk pranon të përfshihet në ekipin Kombëtar të Shqipërisëe, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar e vërteta. Sipas informacioneve të gazetës "Goal News" , Ninit i është kërkuar nga Federata Greke e Futbollit (EPO) nëse ai dëshironte të luante për Greqinë dhe përgjigjja e "Baby Nini" ishte fatkeqësisht "NAI" (Po). Problemi Nini është një nga konfliktet më të mëdha sportive midis dy federatave: Shqipërisë dhe Greqisë, që po tejkalon edhe përmasat e urrejtjes në përballjet e nxehta shqiptaro-greke, madje edhe grisjen e flamurit shqiptar nga disa "crazy Greeks people" në ndeshjen e 29 marsit 2005, të vlefshëm për eliminatoret U-21, Greqi-Shqipëri në stadiumin "Neapolis", ku do të zhvillohet më 6 mars 2007 një tjetër sfidë urrejtje edhe pse ndeshja ka karakter miqësor, me apo pa NININ... Por, duket se problemi nuk qëndron te pasaporta NINI, por te paratë që mund të prodhojë në të ardhmen një nga talentet më të mëdha të Shqipërisë dhe Greqisë bashkë, teksa në zyrat luksoze të një prej klubeve më të mëdha greke Panathinaikos kanë trokitur sinjalet e klubeve më të pasura në planet: Chelsea e megamiliarderit Abramovich apo manjatit Malcolm Glazer të Manchester United. Sotir Nini është Leo Messi i Ballkanit...Një "pus" parash për Panathianakos, por i shoqëruar me togfjalëshin "GIA TIN ELADA" dhe jo "PËR SHQIPËRINË"