Sotiris Ninis, zgjatet kontrata me Panathinaikos. Babai tij merr pasaporte greke

Nga Athina, Arlind Ciri
Përfundimisht ka marrë fund dyshimi për të ardhmen e grekut më të ri, Sotiris Ninis. Babai i tij Harallambi (kështu figuron në gazetat greke) ka marrë pasaportën greke të premten duke u pajisur në mënyrë të rrufeshme të paparë për historinë e burokratizmit të shtetit grek në kësisoj rastesh. Në të njëjtën ditë është publikuar dhe kontarata e re e himariotit 16-vjecar, ku presidenti i Panathinaikosit deklaroi se ka rinovuar kontratën e lidhur në dhjetor të vitit 2006 me një të re. Në dhjetor të vitit 2006, "shqiptari" i deriatëhershëm Nini u lidh nga ekipi i të rinjve në ekipin e të rriturve me një kontratë 3-vjecare e nënshkruar nga babai i tij (per hir të moshës së tij të rë të drejtat i kanë familjarët). Kështu firma e tij u hodh për një shumë 6 mijë evro për tre vjet! Po , pikërisht 2 mijë euro në vit për këtë djalosh 16-vjecar nga Shqipëria. Për familjen Nini rëndesi nuk kishin paratë por, mundesia që djaloshi i tyre të shfaqte talentin e madh të tij në ekipet e të rriturve. Dhe Sotiri e arriti mjaft mirë atë që në ditët e para. Duke ardhur tek dita e premte bashke me pashaportën grek i bëhet publike dhe rinovimi i kontratës ku tashmë kap shifrat e 20 mijë euro në vit për tre vjet. Pra si shqiptar vlente 10 here më pak përpara se të bëhej grek me vulë dhe sigurisht përpara reklamës së madhe që iu bë në shtyp. Kontrata e tij prej 60 mijë evrosh për tre vjet nuk do të jenë dhe paratë e vetme për futbllostin grek tashmë. Rroga e tij vjetore do të mund të kapë shifrat e 100 mijë euro mbasi duke llogaritur bonus dhe përfaqësimin e tij në ekipin e parë që kap shifrat e 40 000 (duhet të marrë pjesë në 75% të ndeshjeve) si dhe rrogën mujore prej 900 euro, por ama plus dhe kontratën që ka bërë lojtari me firmën e njohur të veshjeve sportive DIADORA prej 30 000 evrosh, atëherë kupton se paratë kane rrjedhur lumë për këmbët e këtij ish-shqiptari. Më e bukura në këtë gjë është se presidenti i federates greke ka deklaruar se Nini, që në fillim ka dashur të luajë për Greqinë . Atëherë interesimi i FSHF për Ninin është përdorur thjesht nga familja e Sotir Ninit për pazar me drejtuesit e futbollit grek për ta nxitur sa më shpejt pajisjen me dokumenta greke si dhe për të rritur shumën financiare që do fitohej nga ata. Është e njëjta metode që është perdorur deri me sot nga shume talente te rinj te cilet po luajne sot me kombetaret e vendeve të huaja. Dhe ata janë emra të lakuar kaq shumë në median shqiptare. Dëshira e madhe e gazetarëve shqiptarë që kapeshin mbas fjaleve të dalura sa andej këndej se filan futbollist dëshiron të luaj për Shqiperinë përdorej nga vete këta futbollistë për të nxitur federatat e vendeve të huaja ku ato luajnë që, ose të kalonin në ekipin Kombëtar ose të merrnin pasaportën e aq dëshiruar, evropiane të vendit ku ata luajnë. "Mos kini frikë!", punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas Ninit ka dhjetëra dhe dhjetëra shqiptarë të tjerë në Greqi, te pakten që do të ndjekin shembullin e tij mbasi për ata Nini është bërë simbol i suksesit në sport dhe në shoqërinë greke sepse tashmë janë mësuar të shohin dështimin e vazhdueshem të atdheut të tyre në përballjet me vendin fqinj në fushen e sportit, ashtu si dhe në shoqeri e politikë. Ndërkohë që zbulohen talente vazhdimisht dhe për këta njoftohet FSHF , ata thërriten në ndonjë grumbullim me moshat dhe pastaj harrohen . Por edhe nga ana e medias, trajnerëve dhe specialisteve të tjerë shqiptarë kanë rënë në një gjumë letargjik. Një tjetër futbollist shqiptar i thirrur dikur në grumbullime e moshave, Elin Dhimuco, tashmë është thirrur si vorioepiriot në Kombëtaren greke të U-19, mbasi është pajisur sigurisht dhe ai me pasaportë greke. Djaloshi 18-vjecar ka luajtur deri më parë tek Ilisiakos i Athinës, por është dhënë për huazim në ekipin e kategorisë më të ulët, Fostiras . Ky talent megjithëse luan në kategori të ulët të kampionatit grek është gjuajtur nga trajneri i Kombëtares greke të moshave dhe është thërritur direkt me Kombëtaren e Greqisë për të luajtur në një ndeshje miqësore me 7 shkurt kundër Zvicrës. Emri i këtij lojtari ashtu si i dhjetrave të tjerë në Greqi (qindrave të tjerë në Evropë) i është bërë të ditur medias shqiptarë, qysh para 2 vjetësh në faqet e medias së atëhërshme, www.Sportdashesi.com por në FSHF përdoret proverbi "KUR Të PIQEN FIQTE" . Atëherë zotërinj të FSHF-së, kur të piqen "fiqtë" s'do jeni ju që do t'i hani frutet për këta talente. Do të jenë punonjësit e zellshëm dhe punëtorë të federatave të futbollit në vendet ku ata do të luajnë. Dhe vazhdon, vazhdon i njëjta histori kur talenteve të tillë si Renaldo Rama, Erald Musabelliu i thuhet nga trajnerët e Kombetarëve të moshave se janë më të vërtet mjaft të mirë por ama janë shumë të rinj që të aktivizohem me të rriturit ose me Shpresat e Shqipërisë. Ndërkohë që Sotir Nini i cili në fizik është mjaft më i dobeë se ata (vetëm 68 kg për një gjatësi 1,72 m ) përballon jo vetëm kampionatin e Kampioneve të Europës, por dhe shpallet dhe lojtari më i mirë i saj. "Mos kini merak" punonjës të FSHF-së, këta djem të talentuar të cilëve jua mohoni që të luajnë sot me Shpresën dhe Kombëtaren shqiptare nesër ose pasnesër kur do të njihen në futbollin grek një zgjidhje logjike kanë për të berë : të veshin fanelën e një vendi të huaj dhe juve t'ju përdorin thjesht për të rritur pazarin. Një ultimatum të mirë morën nga një futbollist që sot është më i miri në Kombëtaren shqiptare : Lorik Cana, i cili nuk pranoi paaftësinë e dikurshme të FSHF-së, kur i kërkohej të luante me Shpresat dhe jo me Kombëtaren. Këta talente të sotëm presin sot pergjigjen tuaj dhe nëse nesër ajo do të jetë negative, atëherë Nini do të ketë shumë bashkombas në kombëtaren e Greqise ashtu sic do të ketë dhe në Gjermani, Zvicer, Itali, Austri, Holandëe, Suedi, Australi, etj.. Shqipëria do të luajë, me 6 shkurt, kundër Greqise. Drejtuesit e shpresave shqiptare deri mëe sot nuk kanë pranuar lojtarët e rinj mjaft të talentuar në Greqi që të luajne në këtë ndeshje simbolike për emigrantët shqiptare. Rama, Musabelliu dhe shumë të tjerë do ta shohin nga TV këtë ndeshje, por ama nesër ato do të veshin një fanelë nesër në këto duele. E kujt do të jetë, kjo varet sot nëe radhë të parë nga shkathtësia e FSHF-së sepse nëse do të lihen deri për nesër për të gjykuar atëherë "FIQTË E PJEKUR" do preferohen nga "dhelprat" e federatës greke.