E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Samiti i krizës së Euros, përcaktues për BE

Samiti i fundit i BE-së mbi krizën e euros do të jetë një moment përcaktues për Europen, tha sot Presidenti i Komisionit, Jose Manuel Barroso.
 

Duke folur para një audiencë biznesmenësh në Bruksel, Barroso tha se tashmë është e qartë se bota pret zgjidhje të besueshme dhe konkrete për të qenë më të integruar dhe më të bashkuar.
 

“Ne jemi tani në një moment përcaktues për Europen. Ne duhet të artikulojmë vizionin se ku duhet të shkojë Europa, dhe duhet të gjejme një rrugë konkrete se si do të shkojmë deri atje”- tha Barroso.
 

Ndërkohë, Presidenti i KE-së, këmbënguli se përgjigja është më shumë politike, si dhe uniteti ekonomik.Barroso theksoi se ky është kërcënimi më i madh që i është bërë Europës në 60 vitet e fundit.
 

Ai tha se tani është i nevojshëm një hap i madh përpara, duke shtuar se, nuk është e thjeshtë, pasi kjo do të kërkojë vizion, ambicie dhe vendosmëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›