Erdogan: Do përgjigjemi ushtarakisht ndaj shkeljeve të Sirisë

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ushtria turke do të reagojë ndaj çdo shkelje të kufirit të Turqisë nga ana e njësive ushtarake siriane.
Duke folur para parlamentit turk, Erdogan tha se vetëm në kohën e fundit, helikopterët sirianë kanë shkelur hapësirën ajrore turke pesë herë dhe Turqia nuk ka reaguar. Por, ai tha se Turqia tani do të “kundërpërgjigjet ndaj të gjitha shkeljeve të Sirisë në kufi”.
Zyrtarët sirianë thanë se në incidentin e fundit të së premtes, aeroplani turk ka shkelur hapësirën ajrore siriane dhe ushtria siriane ka pasur të drejtë të qëllojë dhe rrëzojë avionin.
Turqia tha se edhe pse avioni kishte hyrë pa qëllim në hapësirën ajrore të Sirisë, ai ishte kthyer tashmë në hapësirën ndërkombëtare kur është qëlluar.