Greqia nominon Ministrin e ri të Financave

Koalicioni qeverisës i Greqisë ka nominuar një ekonomist të respektuar dhe ish bankierin Yanis Stournaras, si Ministër të ri të Financave.
Stournaras u nominua në këtë post, pasi i përzgjedhuri i parë, Vasilis Rapanos hoqi dorë për shkaqe shëndetësore.
Stournaras, 55 vjeçar, ka qenë pjesë e ekipit që negocioi hyrjen e Greqisë në Eurozonë.
Emërimi i tij vjen, derisa qeveria e re, po përpiqet që të lehtësojë kushtet e marrëveshjes në mes të Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë.