Ahmedinejad i mbijeton shpërthimit në rafineri

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 16:30
Një shpërthim për shkak të një problemi teknik ka shkaktuar zjarr në një rafineri nafte në Iran, gjatë një vizite të presidentit Mahmud Ahmedinejad.
Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve, Fars, tha se gjashtë njerëz janë lënduar, por Ahemdinejad nuk është lënduar dhe është paraqitur drejtpërdrejt në televizionin shtetëror për të mbajtur fjalimin e planifikuar, në shënim të inaugurimit të fazës së re të rafinerisë në Abadan, në jug-perëndim të Iranit.
Agjencia tha se “një gabim teknik ka shkaktuar shpërthimin në një nga njësitë e rafinerisë”.
Zjarrfikësit thuhet se e kanë vënë zjarrin nën kontroll.