Luftime të reja në Jemen

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 18:30
Forcat e sigurisë së Jemenit si dhe luftëtarët fisnorë opozitarë kanë nisur një betejë me armë, mortaja dhe tanke në kryeqytetin Sana, pas dështimit të përpjekjeve për dorëheqjen paqësore të presidentit, Ali Abdullah Saleh.
Luftimet në të cilat u vranë shtatë njerëz dhe u plagosën 40 të tjerë filluan të hënën në mbrëmje dhe vazhduan edhe sot.
Kjo ishte përleshja më e rëndë që kur qindra mijëra njerëz nisën protestat në shkurt, me kërkesën për dorëheqjen e Salehit.