E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plaçkitje masive e buxhetit rus për mbrojtje

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 19:30

Një e pesta e shpenzimeve vjetore të shtetit për mbrojtje vidhet nga zyrtarët e korruptuar, gjeneralët e pandershëm dhe kontraktuesit mashtrues, ka deklaruar në një intervistë kryeprokurori i ushtrisë së Rusisë.

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka theksuar se korrupsioni gjithëpërfshirës ka bllokuar përparimin e Rusisë, por grupet që luftojnë korrupsionin theksojnë se ky problem është përkeqësuar, që nga koha kur Medvedev në vitin 2009 e zëvendësoi në funksionin e presidentit Vladimir Putinin.

“Po vidhet një shumë e madhe e parave-praktikisht një e pesta e shumës, ndërsa forcat ende po pajisen me armë dhe pajisje tjera të dobëta”, deklaroi kryeprokurori Sergei Frindinsky.

“Për çdo vit ndahet një shumë gjithnjë e më e madhe e parave për mbrojtje, por suksesi po mungon”, shtoi ai.

Fridinsky nuk dha shifra specifike, por Rusia për vitin 2011 ka ndarë 53 miliardë dollarë për mbrojtje, gjë që le të kuptojë se për çdo vit në këtë sektor vidhen nga 10 miliardë dollarë.

I pyetur se a janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë në korrupsion, Fridinsky u përgjigj:”Këtë mund ta konstatoni ju vetë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›