Kryeministri palestinez në spital

Nga Express më 24 maj 2011 në ora 15:30
Kryeministri i Autoritetit Palestinez, Salam Fayyad, raportohet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore në një spital në Texas të SHBA-së, pasi që pësoi sulm në zemër.
Zyrtarët palestinezë thanë se Fayyad, të dielën përjetoi dhimbje të fuqishme gjoksi, ndërsa po merrte pjesë në diplomimin e të birit, në një Universitet në Austin të Texasit.
Zyrtarët thanë se mjekët në Austin ia kanë zhbllokuar atij një arterie koronoare dhe se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë.