Ahmedinexhad: Izraeli, fyerje për njerëzimin

Presidenti iranian tha se ekzistenca e Izraelit është një “fyerje për tërë njerëzimin”, njoftoi AP-ja.
Deklarata e tij përbën një nga sulmet më të ashpra deklarative ndaj shtetit hebrej dhe vjen në kohën e shtimit të zërva për një sulm nga Izraeli për shkak të programit bërthamor të Teheranit.
Presidenti, Mahmud Ahmedinexhad, i bëri komentet e tij për këtë çështje në Universitetin e Teheranit.
Armiqësitë prej dekadash karakterizojnë raportet ndërmjet Iranit dhe Izraelit.
Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, e ka quajtur Izraelin një “tumor kancerogjen” që duhet të largohet.
Izraeli e cilëson si kërcënim të madh Iranin për shkak të programit të tij bërthamor