E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Veriu s’mund të jetë edhe i Serbisë edhe i Kosovës

Zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Drejtësisë së Kosovës Hajredin Kuçi, vlerëson se nuk ka mundësi të ndodhë një zgjidhje kompromisi, sipas së cilës veriu i Kosovës të ishte pjesë edhe e Serbisë, edhe e Kosovës.
 

“Duam që në komunat veriore te Kosovës te sundoj ligji dhe rendi… Për këtë jemi të gatshëm qe të dëgjojmë me seriozitetin më të madh preokupimet dhe kërkesat e qytetarëve serbë të cilët jetojnë në atë pjesë”, ka thënë Kuçi për të përditshmen serbe “Politika”
 

Ai megjithatë ka thënë se “politika e gabuar e udhëheqjes serbe, elitës kulturore dhe akademike nga vitet e 90-ta, nuk munden sot të përmirësohen me kompromisi në dëm të popullit të Kosovës”.
 

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pritet përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka thënë Kuçi dhe fton qe `me kujdes dhe pa paragjykime te lexohet Pakoja e nobelistit Martti Ahtisaari, e cila përfshin gjerësisht interesat e serbëve të Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›