Ahmedinexhad kërkon përballje publike me Obamën
Presidenti i rizgjedhur i Iranit deklaroi se është i gatshëm për të diskutuar lidhur me çështjet ndërkombëtare përpara mediave.
"E kam thënë gjatë gjithë kohës së ish-presidentit Bush dhe e them sërish sot. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çështjet ndërkombëtare përpara medias, çka është edhe mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve", deklaroi Ahmedinexhad.