E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i "djemve nga ferri"

E përditshmja The Times lidhur me këtë rast sjell titullin 'Tmerri i Edlingtonit' ku njofton se sulmi kishte ndodhur në prill të këtij viti pasi vëllezërit ishin adoptuar nga një familje në këtë qytet në rrethinën e Jorkut.

Kryprokrurori ka thënë se kishte ulur akuzën ndaj vëllezërve nga përpjekje për të vrarë për shkak se nuk kishte dashur që viktimat të përballeshin përsëri me sulmuesit e tyre në sallën e gjyqit, por ai ka këmbëngulur se dënimi i tyre do të jetë burgim i përjetshëm.

Një e përditshme tjetër The Sun i quan vëllezërit “Djem të Ferrit”, dhe thotë se ata kishin qenë të përfshirë në një orgji të torturimit kundër dy djemve të tjerë të moshës së njëjtë.

Ndërsa e përditshmja The Guardian thotë se vëllezërit kishin pranuar fajësinë për sulm pasi prokurori u kishte premtuar uljen e akuzës në mënyrë që të kufizojë traumatizimin e mëtutjeshëm të viktimave.

Një e përditshme tjetër The Daily Mirror thotë se ata janë thjeshtë "egërsira të vogla dhe fëmije nga ferri".

Gazeta thotë se si është e mundur që ata të kenë qenë të lirë për një kohë kaq të gjatë kur dihet se kanë terrorizuar vazhdimisht komunitetin ku ishin vendosur për një kohë të gjatë.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›