Bosnje, arrestohet një nga autorët e masakrës së 1992-it
Marinko Ljepoje, 43 vjeç, akuzohet se ka marrë pjesë në masakrën ndaj më shumë se 200 personave në Koricanske Stijene, në qendër të vendit, deklaroi një zëdhënës i Prokurorit të Republikës, Boris Grubesic.
Serbi u ndalua në qytetin e Prijedorit (veri-perëndim). Viktimat, myslimanë dhe kroatë boshnjakë u transportuan më 21 gusht 1992 nga një kamp në Prijedor në lartësitë e Koricanske Stijene. Ato u ekzekutuan me armë zjarri dhe trupat e tyre u hodhën në një humnerë 300 metra të thellë.
Kohët e fundit, ekspertë kanë gjetur në këtë qendër mbetjet e 59 viktimave. Tetë ish-policë serbë të Bosnjës po gjykohen aktualisht nga drejtësia lokale për përfshirjen e tyre në këtë masakër.
Lufta e Bosnjës ka shkaktuar afro 100.000 të vdekur dhe rreth dy milionë refugjatë dhe të zhvendosur në një vend që numëron aktualisht 3,8 milionë banorë.