E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmedinexhat: Superfuqitë të respektojnë të tjerët

Teheran - Fuqitë e mëdha të botës duhet të flasin me më shumë respekt për popujt e tjerë, me qëllim që edhe populli paqësor iranian t'i dëgjojë. Kështu ka deklaruar Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad , cituar nga AFP. Sipas tij, Superfuqitë duhet të tregojnë më shumë respekt për popujt e tjerë. “Ne jemi partizanë të dialogut dhe dëgjojmë gjithçka nga ata që thonë një fjalë të drejtë dhe propozime për zgjidhjen e problemeve të botës'', tha ai. Fuqitë e mëdha të grupit 5+1, Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania, që tentojnë të bindin Iranin të ndërpresë programin e pasurimit të uraniumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›