Izraeli bllokon anijen me ndihma për Gazën
Gaza - Izraeli nuk ka lejuar sërish kalimin e një anije ndihmash për në Gaza. E nisur nga Libani drejt Rripit të gazës, anija e ngarkuar me ndihma humanitare është bllokuar nga marina izraelite drejt portit ''Ashdod'' në jug të Izraelit. Lajmin e ka konfimuar ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, sipas të cilit një anije e vogël, e nisur nga porti libanez i Tripolit me gazetarë në bord dhe gjithë llojet e materialeve, tenton të hyjë në ujrat e Rripit të Gazës.