Masakra e Qafe Gjashtes, Agim Shehu: Si mesova vrasjen e Gjergji Mehmetit
TIRANE- Ish shefi i komanduar ne komisariatin e Vlores, Sokol Bizhga, i cili bashke me 3 efektive te tjere u zu prite me 4 mars te vitin 97 ne Qafe Gjashte , nga persona te armatosur mesohet ti kete kerkuar zv ministrit te Rendit te asokohe njeherazi Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit Agim Shehu, te shkonte ne komisariatin e Sarandes, pasi ne Vlore i rrezikohej jeta. Deshmia vjen sot ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne seancen ndaj 10 te akuzuarve per masakren e Qafe Gjashtes. Ish zv ministri i Brendshem njëkohësisht edhe ish-drejtor i Policisë së Shtetit ne vitin 97 ka rrefyer detaje te bisedes telefonike te zhvilluar me Sokol Bizhgen para dhe pas mberritjes se tij ne Sarande. „Kur me tha se donte te ikte ne Sarande- ka rrefyer Shehu- une i kerkova Bizhges te perpiqej te ringrinte komisariatin e policise,nese kjo gje do te ishte e mundur” Më 4 mars 1997, pasi kishte mberritur ne Sarande, i shoqeruar nga policet Gjergji Mehmeti, Eduart Alija dhe Myzafer Blushi ,Sokol Bizhga eshte lidhur serish ne telefon me Agim Shehun ku , sipas ketij te fundit i ka pohuar se kishte konstatuar se komisariati i Sarandes ishte i pamundur te ringrihej. Ne te tilla kushte deshmon Shehu i thashe te qendrone ne Sarande nese kishte njerez ku mund te mbeshtetej ne te kundert te kthehej ne Tirane. Ore me vone pas kesaj bisede Shehu thote se ka mesuar ne rruge jo zyrtare lajmin se nje funksionar policie kishte mbetur i vrare ne Qafe Gjashte.Me vone u sqarua se ishte vrare Gjergji Mehmeti, ndersa Sokol Bizhga kishte mundur te mberrinte ne Gjirokaster. Shehu vazhdon me tej se kontaktoi me komisariatin e Gjirokastres , drejtuesve te te cilit i kerkoi te garantonin ardhjen e Bizhges ne Tirane. Pasi mberriti ne kryqytet Shehu ka deklaruar ne Drejtorine e Policise se Shtetit se prita u eshte ngritur per shkak te detyres , pra ngajrja ishte vetem per shkak te rebelimit te grupeve te armatosura nga forcave te shtetit. Agim Shehu tha se s’dinte me tej detaje per ngjarjen , dhe se hetimet ate kohe nuk u zhvilluan per shkak te situates se trazuar .Ne banken e te akuzarve gjenden sot Vladimir Sinani, Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart çipa, Edmond Sejko, Arben Këndezi, Agron Qurku, Mikel Këndezi, Aleksandër Bala, Ristan Lapa .Ata akuzohen se vrane dhe dogjen punonjesin e policise Gjergji Mehmeti ndersa mbajten dhe torturuan per ore te tera efektivin tjeter Eduart Aline. Sokol Bizhga dhe Myzafer Bushi munden te shpetonin .(NEWS24/BalkanWeb)