Ahmetaj: Berisha mbyll veshtë ndaj FMN-së si 1996-n

Deputeti Arben Ahmetaj, është shprehur se ka dështuar e ashtuquajtura politikë ekonomike e qeverisë shqiptare dhe këtë e konfirmon FMN.
“Ka dështuar politika fiskale. Taksa e sheshtë jo vetëm që nuk ka ndihmuar biznesin dhe situatën ekonomiko-financiare në vend, por ka rritur ndjeshëm pabarazinë e qytetarëve. Vetëm së fundmi statistikat tregojnë se 4% e shqiptarëve zotërojnë 55 % të depozitave bankare. Në konkluzionet e FMN konfirmohet në mënyrë të drejtpërdrejtë rënia dhe pabarazia e standardeve të jetesës për qytetarin e zakonshëm, e ndërkohë sot Sali Berisha u tall sërish me shqiptarët kur u tha se paga mesatare është 520 dollarë. Mjafton t’i referohemi shifrave të INSTAT ku paga mesatare bruto është 15 % më e ulët”, ka theksuar ai.
Ahmetaj shtoi se pretendimet se qeveria është në dietë janë të rrejshme, pasi sipas tij, ajo është fryrë artificialisht. “Kjo qeveri nuk është e vogël dhe në dietë, por përkundrazi, kjo qeveri është e fryrë artificialisht, madje edhe për qëllime elektorale. 70 lekë në çdo 100 lekë të mbledhura shkojnë vetëm për të mbajtur në këmbë qeverinë, pra koncepti i qeverisë në dietë është kthyer në konceptin e qeverisë dhe qeveritarëve të dhjamosur dhe qytetarit forcërisht në dietë”, vijoi. Sipas Ahmetajt, ashtu “si në 1996 Sali Berisha vazhdon të mbyllë veshët e sytë, jo vetëm përballë realitetit të rënduar ekonomik, jo vetëm përballë alarmit që ka ngritur opozita, por edhe përballë këshillave e shqetësimeve të organizmave si FMN. Sali Berisha e ka bërë edhe më parë këtë faj”.
“Në 1996 ai refuzoi të dëgjonte këshillat e FMN për piramidat. Pasojat tragjike të atij vendimi shqiptarët i dinë mirë. Në 2011 Sali Berisha po bën të njëjtin faj, duke e shtyrë Shqipërinë drejt një krize edhe më të thellë se ajo që ka mbërthyer Greqinë, pasojat e së cilës sërish nuk do t’i vuajë Sali Berisha dhe familja e tij, por qytetarët në dietë të këtij vendi”, përfundoi ai. /S.Lleshi/Start/
2011-06-29 13:57