Xhafaj: Ankimim në Kolegjin Zgjedhor

Sekretari për Çështjes Zgjedhore në PS, Fatmir Xhafaj, theksoi sot se PS-ja ka prova të pakontestueshme për manipulimin e rezultateve në Tiranë.
Ai tha se ekspertët juridikë në PS kanë nisur punën për hartimin e padisë së re për ta dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor.
“Vendimi i djeshëm është i pritur prej nesh, e kishim të qartë dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Kjo shumicë e KQZ është shumicë kamikaze politikisht e vendosur për të çuar deri në fund urdhrat e Berishës për të marrë mandatin e qytetarëve të Tiranës. Vendimi i djeshëm, është vula, certifikimi i një procesi të manipuluar, që përmes procedurave ekstra ligjore ka manipuluar kutitë për të deformuar rezultatin. KQZ përmes Ristanit e shumicës kamizake politike kundërshtoi ankimin tonë jo për thelbin pro për procedurë, për afat dhe imkopetent. Kjo ishte pjesë e skenarit të orkestruar nga ata që urdhërojnë këtë shumicë vendimmarrje”, tha Xhafaj. /S.Lleshi/Start/
2011-06-29 14:34