Ahmeti: As Evropa e as bota nuk e kanë një Adem Jashar

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë në Radushë të Shkupit sot u shpalos shtatorja e komandantit legjendar të UCK-së, Adem Jashari.
Në këtë eveniment morrin pjesë përfaqësues të lartë të partive politike nga të gjitha trojet shqiptare, ministra shqiptar, kryetar komunash, si dhe anëtarët e familjes së komandantit legjendar nga Prekazi.
Kryetari i Këshillit Organizativ, Rafiz Haliti tha se, komandanti legjendar Adem Jashari është krenaria e kombit shqiptar, simbol i sakrificës për liri si dhe gurëthemel i pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se, Adem Jashari nuk u takon vetëm shqiptarëve por duhet të jetë nderë i gjithë kombeve të Ballkanit të cilët duhet të ngritin përmendore për këtë hero që sakrifikoi gjithçka për të shtrenjtën liri, transmeton INA.
“As Evropa e as bota nuk kanë ndonjë rast të tillë që i tëri të shkrihet dhe të prek ndërgjegjen e të gjithëve. U dashtë 100 vjet rrugëtim që hija e tij të zbres në këto shkrepa. Legjendat, Zanat nga shkrepat zbresin dhe vendosen në lugina për të kuvenduar për punë të mëtutjeshme që ne të gjithëve na presin. Ky është amaneti dhe Adem Jashari legjendë e gjallë me porosi vendoset mu në këtë luginë”, u shpreh Ahmeti.
Në këtë eveniment ka folur edhe nipi i Adem Jasharit, Murat Jashari i cili falënderoi të pranishmit dhe organizatorët për veprën e cila nderon komandantit legjendar.
Rrugët e Radushës sot u mbushën përplot edhe me qytetar nga të cilat trojet shqiptare të cilët kanë shprehur dëshirën për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje madhështore ku nderohet vepra e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Indeksonline/