Serbinë e presin akoma lajme të këqija, i pari është lirimi i Haradinajt

Pas aktvendimit lirues për dy gjeneralë kroatë në Hagë, Serbinë e pret periudhë e vështirë e ballafaqimit me atë që është bërë, por edhe është lëshuar të bëhet, vlerësojnë analistë në Beograd, sipas të cilëve priten akoma lajme të këqija nga Tribunali i Hagës.
Drejtori i Foruimit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq tha për gazetën Blic se në mesin e lajmeve të ardhshme të këqija që e presin Serbinë nga Kombet e Bashkuara, kurse i pari do të jetë ai për lirimin e Ramush Haradinajt.
“Për këtë arsye qeveria do të duhet të shikojë më thellë situatën në të cilën gjendet vendi dhe të ndërmarrë mesa tjera”, tha ai.
Sipas tij, paralajmërimi i kryeministrit Daçiq që të bisedojë me baroneshën Ashton lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Hagës është gabim, sepse BE-ja nuk është adresë e duhur për këtë.
“Kjo qeveri duhet të japë një provim dhe të vendosë se a do të kalojë nga humbësi në fitues apo do të mbetet e ngujuar. Druaj që noti i mëtejshëm në ujërat e etnonacionalizimit do të sjellë në copëtimin e Serbisë”, vlerësoi ai, duke shtuar se para Serbisë është një vit serioz, transmeton koha.
Sipas tij, mirë është që Daçiq dje ka biseduar me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Ashton, në mënyrë që t’i shtyjë bisedimet për çështje të ndjeshme me kryeministrin Hashim Thaçi për muajin janar, pasi që, sipas tij, bisedimet në muajin dhjetor do të mbeteshin nën hijen e aktvendimit për lirimin e Ramush Haradinajt, që pritet në fund të nëntorit.
Sipas tij, vendimi i qeverisë për reduktimin e bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës nuk do të rrezikojë vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Drejtori i Qendrës për politikë të re, Vlladimir Todoriq vlerëson se me aktvendimin lirues për dy gjeneralë kroatë Serbisë i është shkaktuar dëm moral, poshtërim dhe padrejtësi.
“E premtja ishte ditë ribashkimi për serbët dhe të gjithë, që nga Fondi për të drejtën humanitare e deri te organizatat nacionaliste, të gjithë folën njësoj, gjë që nuk ka ndodhur shumë moti. Por, ky zhgënjim i madh duhet të tejkalohet dhe Serbia tashti duhet të shikojë se çka mund të bëjë në planin ndërkombëtar”, tha ai dhe shtoi se një prej masave të tilla është edhe inicimi i efektivitetit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të Tribunalit të Hagës./Indeksonline/